Botë

Haishen godet edhe Korenë e Jugut, 17 të lënduar, miliona të evakuuar në Japoni

07.09.2020 11:43

Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni...

Tajfuni Haishen, i cili shkaktoi evakuimin e miliona njerëzve në Japoni, ka përfshirë qytetin bregdetar Ulsan në juglindje të Koresë së Jugut.
 
Departamenti korean i Meteorologjisë njoftoi se tajfuni Haishen, i dhjeti këtë sezon, ka filluar të godasë territorin e Koresë së Jugut 30 kilometra në jugperëndim të Ulsanit. Autoritetet kanë paralajmëruar se shpejtësia maksimale e erës ka rritur në 126 kilometra në orë, ndërsa stuhia pritet të shkaktojë reshje të fuqishme.
 
Tajfuni po ashtu ka shkaktuar ndërprerje të energjisë, anulime të fluturimeve dhe evakuim të më shumë se 900 banorëve dhe pritet të humbasë efektin brenda 24 orëve dhe të bjerë në kategorinë e stuhisë tropikale. Në Japoni tajfuni la 17 persona të lënduar dhe 142.000 familje kishin ndërprerje të energjisë. Autoritetet japoneze dhanë urdhër evakuimi për më shumë se 8 milion njerëz në Kyushu.