Botë

Mbi 27 milionë raste me Covid-19 në botë

07.09.2020 12:55

Në të gjithë botën, numri i rasteve pozitive me Covid-19, ka tejkaluar 27 milionë....

Më shumë raste të konfirmuara ka në SHBA 6,4 milionë, në Indi 4,2, Brazil 4,1 dhe në Rusi një milion. Kina, ku filloi pandemia e Covid-19, deri më tani ka regjistruar rreth 85,000 raste pozitive me Covid-19. 
 
Mes vendeve të rajonit, më shumë raste me Covid-19 deri tani janë konfirmuar në Serbi rreth 32 mijë, në Bosnjë e Hercegovinë 21.500, Bullgaria ka 17.900, Kosova 14.000, Kroacia 12.000, Greqia 11.400 dhe Shqipëria 10,100.
 
Në gjithë botën, 19,2 milion janë shëruar, 885 mijë kanë vdekur, ndërsa për momentin janë aktivë rreth 7 milionë njerëz.