Ulet çmimi i 589 ilaçeve
Nga 1 nentori gjithsej 589 barna shiten me çmim më të ulët. Prej tyre 434 janë barna të cilët mund të blihen me çmim më të ulët në barnatore ndërsa barrnat e tjera shfrytëzohen nëpër spitale.......

Ministri i shëndetësis Nikolla Todorov, theksoi se kjo është ulja e 6 radhazi e çmimeve të barnave, dhe sipas tij, në këtë mënyrë për një vitë do të kursehet rreth tre million euro .
“Pas llogaritjeve dhe publikimit të çmimeve maksimale të barnave, mundësojm ulje të 228 çmimeve të reja të shitjes me pakicë të barnave gjereike dhe 206 barnave innovative të cilat filluan të aplikohen nga 1 nëntori 2014. Në uljen janë përfshir barnat për përdorim spitalor, si dhe barnat që qytetarët I blejn në barrnatore. Ulje mesatare e çmimeve të shitjes me pakicë për barnat xhenerike është 12%, ndërsa 11.4% innovative” – tha Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.
Nëse sirupi Pancef deri më tani është shitur me çmim prej 962 denar, me uljen e re të çmimeve do të shitet për 615 denar.
Çmimi I vjetër I antibiotikut Cillastatin 4568, ndërsa nga dje çmimin e ka 1747. Qytetaret çmime me të ulta në barrnatore tani do ti kenë edhe këto medikamente, Amoksicilin, Cefaleksin, Ampicillin, Amplotidin dhe Diklofenak. (Sanije Kasami, TVM2)
