Maqedoni
KSN: Të sëmurët kronikë të kthehen në punë
07.09.2020 13:23
Komisioni për Sëmundje Infektive, ka sjellë propozim vendim që personat me sëmundje kronike të kthehen në punë...

Komisioni për Sëmundje Infektive, ka sjellë propozim vendim që personat me sëmundje kronike të kthehen në punë, përveç atyre që kanë raport nga specialisti për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.
Për punonjëset të cilat janë në pushim të lindjes, pushimi do të vazhdojë deri më 31 dhjetor. Gjithashtu vazhdon edhe pushimi për gratë shtatzëne.
Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjeç, do të vendoset në mbledhjen e ardhshme të Komisionit. Propozim vendimi do të dorëzohet në Qeveri.
