Botë
Në Britani rritet numri i të rinjve të prekur nga Covid, në SHBA përjashtohen 11 studentë për grumbullim
07.09.2020 14:44
Ndërsa Shqipëria pritet të hapë dyert e shkollave në 14 shtator, për të vijuar më pas me Universitetet në tetor...

Ndërsa Shqipëria pritet të hapë dyert e shkollave në 14 shtator, për të vijuar më pas me Universitetet në tetor, një lajm jo i mirë vjen nga Britania e Madhe ku është rritur infektimi nga koronavirusi i të rinjve të moshës 17-21 vjeç.
Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock u bëri thirrje të gjithëve që ta marrin seriozisht ruajtjen e distancimit social.
Duke folur për LBC, ai tha: “Mesazhi për të gjithë dëgjuesit tuaj më të rinj është se edhe pse jeni në një rrezik më të ulët nga vdekja, përsëri mund të keni simptoma serioze”.
Sekretari i shëndetësisë tha se numri rekord i rasteve të raportuara të dielën ishte “shqetësues” dhe tha se kjo përforcon pikën që njerëzit duhet të ndjekin rregullat e distancimit shoqëror.
Ai këmbënguli se qeveria nuk e kishte humbur kontrollin e përgjigjes ndaj koronavirusit.
Ndërkohë në SHBA, Northeastern University që ndodhet në qytetin amerikan të Bostonit, njoftoi se ka përjashtuar 11 studentë për grumbullimin në një dhomë hoteli dhe nuk do t’u kthejë tarifat e shkollimit.
Stafi i universitetit i gjeti studentët e vitit të parë në një dhomë në hotelin Westin të qytetit, të cilin po e përdor si strehim të përkohshëm për rreth 800 studentë.
Grupit iu është thënë ti nënshtrohen testit të koronavirusit dhe të largohen nga kampusi brenda 24 orëve.
Studentët ishin pjesë e një studimi jashtë vendit dhe do të lejohen përsëri në pranverën e ardhshme.
Ndërkohë, tha se ata do të kenë mundësinë të apelojnë dënimin e tyre.
Ky është ndër dënimet më të rënda të parashikuara nga një kolegj amerikan për thyerjen e rregullave për koronavirusin.
Disa universitete në të gjithë vendin po raportojnë rritje në rasteve kur pritet të fillojë viti akademik. Në të gjithë 1,500 institucionet, më shumë se 26,000 infeksione me koronavirus dhe 64 vdekje janë raportuar që nga fillimi i pandemisë, sipas një studimi nga New York Times.
