Botë

Mediat raportojnë rrëmbimin e opozitares bjelloruse, asnjë koment nga policia

07.09.2020 15:38

Mediat në Bjellorusi kanë raportuar se disa burra të maskuar kanë rrëmbyer opozitaren bjelloruse, Maria Kolesnikova....

Një dëshmitar okluar ka folur për mediat bjelloruse se kishte parë burra të maskuar të cilët morën telefonin e zonjës Kolesnikova dhe e futën atë në një minibus ditën e hënë në mëngjes.
 
Lajmi është bërë i ditur nga BBC ku  gjithashtu shkruhet se mjeti i paidentifikuar është larguar në drejtim të paditur.
 
Policia në kryeqytetin, Minsk, ende nuk ka reaguar mbi këtë ngjarje.  Prej kohësh, në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër presidentit Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit.