Megjashi: Fëmijët më të sigurt ndjehen në shtëpi
Fëmijët më të diskriminuar ndjehen për shkak të dukjes së tyre....

Fëmijët më të diskriminuar ndjehen për shkak të dukjes së tyre, peshës së trupit, por edhe për shkak të gjuhës që flasin e përkatësisë etnike, ndërsa më të sigurt ndjehen në shtëpitë e tyre, thuhet në hulumtimin e realizuar nga Ambasada e parë e fëmijëve MEGJASHI.
Sipas hulumtimit të bërë, 60% e fëmijëve të anketuar thonë se në shkolla mungon higjiena dhe 68% e tyre nuk e përdorin toaletin për shkak të mungesës së higjienës. Ata nuk janë të sigurt edhe në përdorimin e internetit.
“Fëmijët thonë se ka probleme dhe vështirësi të caktuara me sigurinë e tyre në hapësirën e internetit. Ka numër të caktuar të fëmijëve të cilët thonë se njohin dikë të cilin fotografitë dhe videot i janë keqpërdorur në internet. Gjë që dëshmon në nevojën për marrjen e masave të sigurisë së fëmijëve jo vetëm në aspektin fizik, por edhe në hapësirën kibernetike ku ata kalojnë sa shumë kohë.”,- deklaroi Vaska Bojaxhi nga MEGJASHI.
Hulumtimi po ashtu ka konstatuar se dy e treta e fëmijëve kanë probleme me ajrin e ndotur, sidomos me frymëmarrjen, dhe për këtë qëllim pjesën më të madhe të kohës e kalojnë brenda. Fëmijët janë të rrezikuar në mjedisin e tyre nga qentë endacakë dhe mungesa e ndriçimit publik.
Në këto hulumtime janë të përfshirë 1.077 fëmijë të moshës prej 12 deri në 17 vjet nga 78 qytete dhe fshatra nga të gjitha rajonet në vend. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
