Maqedoni

Kovid-19, 6 viktima dhe 37 të infektuar e 251 të shëruar

07.09.2020 17:05

Gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë informuan se janë kryer 484 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19...

Gjatë 24 orëve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë informuan se janë kryer 484 teste dhe janë regjistruar 37 raste të reja me Covid-19, gjashtë persona kanë vdekur dhe 251 pacientë janë shëruar.
 
Më të infektuarit nga statistikat më të fundit janë në Shkup-9, Dibër-1, Prilep-5, Tetovë-3, Gostivar-1, Gjevgjeli-12 shtetas të huaj, Strumicë-1, Radovish-1, Koçan-1, Probishtip-1, Dellçevë-1 dhe Kratovë-1.
 
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, thotë se nuk janë të mjaftueshme kontrollet dhe sanksionet për uljen e numrit të personave të infektuar, vetëdija e qytetarëve duhet të jetë në rend të parë.
 
“As shërbimet e inspektimit, as Ministria e Brendshme, por ndërgjegjësimi i qytetarëve është thelbësisht i rëndësishëm. Sidomos tani që po vijnë muajt e vjeshtës, kur njerëzit nuk mund të jenë më jashtë, gjë që është një rrezik serioz i përkeqësimit të pamjes epidemike. Sipas parashikimeve tona, por edhe nga shumë vende të tjera që muajt e vjeshtës e përkeqësojnë epideminë, kjo do të thotë që qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se këto masa duhet të respektohen.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
 
Numri i përgjithshëm i të diagnostikuar me virusin Korona në vend që nga fillimi i epidemisë është 15127, numri i pacientëve të shëruar është 12.486, numri i vdekjeve është 623, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.018.
 
Ndërkohë, Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka sjellë propozim vendim që të sëmurët kronik të kthehen në vendet e tyre të punës. Ky propozim-vendim sipas Komisionit në fjalë nuk do të vlejë për personat që kanë raport nga mjeku specialist për sëmundjen.
 
Ndërkohë, për punëtoret që janë në pushim të zgjatur të lindjes, pushimi do të zgjasë deri më 31 dhjetor 2020. Njëkohësisht vazhdon edhe lirimi nga puna e grave shtatzëna.
 
Ndërkohë, vendimi për prindërit e fëmijëve të moshës deri 10 vjeç, do të vendoset në mbledhjen e radhës të Komisionit. 
 
SEDAT SELIMI