Maqedoni

VMRO-DPMNE: Protesta kundër shtrenjtimit të rrymës. LSDM: Opozita po proteston pasi nuk mori pushtetin

07.09.2020 17:42

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi për të mërkurën protesta...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi për të mërkurën protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
 
Siç paralajmëroi kreu i VMRO-së, Hristina Mickovski, marshi i protestës do të nis nga Ministria e Drejtësisë deri te Komisioni Rregullator i Energjisë.
 
“Komisioni Rregullator për Energjetikë, që është mashë e pushtetit, do t’i kërkojmë që çmimi i energjisë elektrike të kthehet në të vjetrën. Kemi energji elektrike të shtrenjtë, ndërsa popull të varfër, dhe prandaj do të protestojmë, dhe kjo është vetëm fillimi. Cili do të jetë ritmi i protestave, varet nga veprimet e qeverisë. Do të ketë protesta paqësore për të korrigjuar padrejtësitë shoqërore.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.
 
Paralajmërimet për protesta i komentuan edhe socialdemokratët. Sipas tyre, opozita është dëshpëruar pasi nuk arriti të marrë pushtetin. 
 
"I dëshpëruar dhe i irrituar nga disfata e tretë radhazi nga qytetarët, ai përsëri do të maltretojë anëtarët e partisë së tij në rrugë, siç bënte edhe më parë pas çdo humbjeje. Sot, ai që ngriti çmimin me 100 për qind dhe hoqi tarifën e lirë, po vepron si i shqetësuar për energjinë elektrike.”,- tha zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzesa.
 
Nga LSDM thonë se protestat e paralajmëruara nga Hristijan Mickoski janë përpjekjet e fundit për të shpëtuar karrigen e tij në “Pallatin e Bardhë” të VMRO-DPMNE-së.
 
SANIJE DURAKU