LSM i kërkon kryeministrit ndihmë financiare për punëtorët dhe kompanitë, Zaev: Do të përmbushen kërkesat e realizueshme
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut....

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut me kërkesa ndaj kryeministrit, për ndihmë financiare direkte për punëtorët dhe kompanitë më të goditura, kthim i punëtorëve në vendet e punës, kontrata e punës me afat të caktuar të mos jetë më e gjatë se 1 vit, pushimi i lindjes të zgjasë pesë muaj. Sindikata kërkon pensionim sipas stazhit dhe pensionim të parakohshëm të moshës.
“Ne kërkojmë që e shtuna dhe e diela të jenë ditë jopune. Pension të moshës në bazë të stazhit të punës, 35 vite për gratë pa dallim të moshës së tyre, 40 vite për meshkujt pa dallim të moshës së tyre. Ne kërkojmë futjen e të drejtës së punëtorëve për pension të parakohshëm, e cila do të ushtrohej në kushtet e 57 vjet për gratë dhe 59 vjet për burrat me një gjatësi minimale prej 15 vjetësh, siç kërkohet nga ligji.”,- u shpreh kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Zaev theksoi se do të përmbushen kërkesat e punëtorëve të cilat janë të realizueshme. Ai tha se vetëm e diela do të jetë ditë jopune, kurse mundësinë për pensionim më të hershëm për pesë vite do të mund të shfrytëzojnë vetëm kategori të caktuara të qytetarëve.
Kryeministri u zotua se në mandat katërvjeçar rroga minimale do të jetë 20 mijë denarë, kurse ajo mesatare të rritet deri në 34 mijë denarë.
“Do të japim pension shtetëror social për secilin person mbi 65 vjet, i cili në 20 vitet e fundit ka jetuar në territoret e Maqedonisë së Veriut dhe nuk i plotëson kushtet për pension të moshës. Gjithashtu do të mundësojmë që popullata bujqësore më e moshuar me stazh prej 15 viteve dhe moshë prej 64 viteve të jetë shfrytëzues i pensionit dhe disa metoda tjera fleksibile të pensionimit, para së gjithash të qytetarëve të cilët realisht janë të dëmtuar gjatë punës, kanë pengesa të tyre të kryejnë punën e tyre dhe të njëjta.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.
Sa i përket gjendjes së BPV-së, Zaev theksoi se marsi, prilli dhe maji janë me minus 12.7%. Por, sipas tij, kjo rënie nuk është më e madhe se e vendeve tjera të rajonit dhe e disa prej vendeve evropiane.
Madje tha se në kuartalin e dytë është shënuar rritje në disa degë, si bujqësia, me çka shpreson se vendi do të ketë rënie të përgjithshme të BPV-së nga më pak të goditurat në rajon, me ulje jo më tepër se minus katër për qind të rritjes së përgjithshme. (Ersan Pajaziti, TVM2)
