Shkup: U hap instituti evropian për diplomaci
Në mënyrë solemne në Shkup u bë hapja e Institutit Evropian për Menaxhment, Drejtësi dhe Diplomaci, ku në kuadër të saj, u mbajt edhe një konferencë shkencore ku u diskutua për “25 vjetorin e Rëzimit të Murrit të Berlinit”............

“Kemi një mesazh modest bashkpunimi me koleget, shoqërinë, profesorët , duke formuar një sinerxhi për bashkpunim pozitiv dhe fillojmë urgjentisht me një trajnim në shkollën të Diplomacisë në Institutin tonë në Shkup” – tha Kryetari i Institutit për Menaxhment, Drejtësi dhe Diplomaci në Shkup, Zejnes Shehi.
Në Shkupin e vlerave të Ballkanit u tubuan përfaqësues nga Diaspora, migracioni, trupi diplomatik, profesor, doktor, analist, gazetar, për të debatuar hapur për bashkëpunim ndërkombëtar mes institucioneve të ndryshme.
“Kjo konferencë është për të njoftuar opinionin e gjërë se do të kemi një bashkpunim ndërkombëtar me disa institucione të ndryshme dhe njëherë do të bëhet hapja solemne e Institutit Evropian I cili do të operoj në Shkup, në bashkpunim me Akademin Diplomatike Shqiptare, ku në krye është profesor Lisen Bashkurti” – deklaroi Profesori univerzitar, Isa Spahiu.
“Rëzimi i murrit të Berlinit tashmë po troket në cdo derë , të çdo ballkani, të cdo qytetari të Ballkanit të Evropës Juglindore, shqiptarët, vllehët,sërbët , grekët,bullgarët të gjithë , tashmë janë bindur, se në këtë rajon do të jetojmë të gjithë me njërit tjetrin në harmoni me bashhkjetesë fetare, etnike, për të dhënë vlerat, kontributet e njerit tjetrit për të ndar të mirat resurset nëntoksore, për të ndarë shkencën, dijen drejt hapësirave universal në këtë globalizëm” – tha Kryetari i Forumit “Imazh Media”, Astrit Memia.
Nga Instituti Evropian për Menaxhment, Drejtësi dhe Diplomaci theksuan se gjithë ky integrim, gjithë kjo nismë sot fillon në Shkup, dhe më pas do të qarkoj, në të gjitha kryeqendrat e kësaj Evrope, ku përems konferencave, simpoziumeve, do të trajnohet një elitë e brezave të rinj me qëllim që ti përshtaten zhvillimeve të ballkanit drejt një paqeje univerzale. (Rina Turkeshi – Saiti, TVM2)
