Botë

Dialogu Kosovë-Serbi, u arrit marrëveshje për disa çështje

07.09.2020 18:09

Në takimin e sotëm më Bruksel të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë...

Në takimin e sotëm më Bruksel të përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë u arrit marrëveshje për disa çështje.

Kështu ka deklaruar pas takimit i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sipas të cilit është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosurve.

“Është e rëndësishme që të dy liderët këtë mëngjes, teksa kanë ardhur nga takimet e Shtëpisë së Bardhë, kanë konfirmuar se janë të lidhur me prioritetet e integrimit në Bashkimit Evropian dhe në vazhdimin e punës për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja”, ka thënë Lajçak pas takimit.

Sipas tij, në takim është diskutuar për çështjet e komuniteteve joshumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore. Lajçak mes tjerash ka përmendur se bisedimet nuk kanë qenë të lehta, mirëpo se në to është shënuar përparim.

Edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar se kanë përafruar qëndrimet e tyre për çështjen e të zhvendosurve dhe të zhdukurve si dhe bashkëpunimin ekonomik.

Pas bisedimeve të zhvilluara ndërmjet dy delegacioneve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, liderët kanë thënë se në kuadër të këtij dialogu janë hapur edhe dy tema: Asociacioni i komunave dhe çështja e zgjidhjes së kërkesave të ndërsjella financiare dhe pronësore.

Bisedimet Kosovë-Serbi do të vazhdojnë javën e ardhshme në nivel ekspertësh, derisa në nivel liderësh më vonë gjatë këtij muaji, përkatësisht 28 shtator.