MPPS: Të mërkurën hapen çerdhet
Të mërkurën pritet të hapen çerdhet në vend. Dyert e çerdheve për fëmijët do të hapen pas 7 muajsh...

Të mërkurën pritet të hapen çerdhet në vend. Dyert e çerdheve për fëmijët do të hapen pas 7 muajsh, pasi ato u mbyllën për shkak të virusit Korona.
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, tha se mungesa e kuadrit nuk do të jetë sfidë për të nisë punën, por sfida kryesore do të mbetet kujdesi ndaj shëndetit të fëmijëve.
Për të ndërmarr këto hapa jemi bërë analiza të hollësishme, para së gjithash duke përcjell situatën epidemiologjike në shtet, qëndrimet e autoriteteve shëndetësore nëse është e sigurte që të fillohet me punë nëpër çerdhe.
Gjithsesi, e para dhe kryesorja, të respektohen të gjitha rekomandimet e protokollit që të garantohet shëndeti i fëmijëve ose të ulet në minimum mundësia e infeksioneve, deklaroi Jagoda Shahpaska - ministre e punës dhe politikës sociale.
Në 72 çerdhet publike në mbarë vendin kujdes mund të ju ofrohet 19 mijë fëmijëve. Rreth 4500 prindër që i plotësojnë kushtet nuk kanë treguar nëse do ti dërgojnë fëmijët e tyre në çerdhe.
