Kosovë, 5 të vdekur e 85 të infektuar

07.09.2020 18:42

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit....

Pesë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 85 persona në Kosovë. Ndërkohë, nga fillimi i pandemisë deri më tani me virusin Korona janë konfirmuar të infektuar 14 204 persona nga të cilët 568 kanë humbur jetën. Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se po vërehet rënie e lehtë e personave të infektuar dhe atyre që trajtohen në spital.

“Kemi rënie të lehtë edhe graduale të numrit të personave të infektuar dhe të hospitalizuar me Covid-19 dhe të rasteve të cilat kanë përfunduar me fatalitet për shkak të infeksionit me COVID-19. Por, nuk guxojmë të kemi rikthim të mosdisiplinës, kërkojmë angazhime shtesë edhe nga inspektoratet edhe nga policia dhe nga të gjithë që në këtë situatë masat të cilat janë në fuqi duhet të zbatohen dhe të ecim lirshëm drejt vjeshtës.”,- tha ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj. (Gazmend Kurtishi, TVM2)