Shqipëri, tre të vdekur e 151 të infektuar

07.09.2020 18:42

Shqipëria ka njoftuar për 151 të infektuar....

Shqipëria ka njoftuar për 151 të infektuar dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit, derisa 80 janë shëruar.

“Në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 198 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 21 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Gjithashtu në dy spitalet COVID janë duke marrë shërbim të specializuar 8 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë të negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve në dy spitalet Covid, betejën me këtë virus të rrezikshëm nuk e kanë fituar një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.”,- theksoi Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur në 27 milion e 143 mijë e 630 persona, mbi 18 milion prej të cilëve janë shëruar ndërsa 889 mijë e 352 persona kanë vdekur. (Gazmend Kurtishi, TVM2)