Kosovë, shënohet 30 vjetori i Kushtetutës së Kaçanikut
07.09.2020 18:44
Në kuvendin e Kosovës u shënua sot 30 vjetori i shpalljes së Kushtetutës së Kosovës....

Në kuvendin e Kosovës u shënua sot 30 vjetori i shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur në Kaçanik.
Me këtë rast ish-delegatët e përbërjes së atëhershme të Kuvendit të Kosovës, zunë vend në ulëset e legjislativit për ta shënuar 7 shtatorin, e vitit 1990.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani me këtë rast vlerësoi se me atë vendim u vulos gurthemeli për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa kryetari i atëhershëm i Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli, theksoi se rrethanat e atëhershme, gjeografia e Kaçanikut dhe shumë gjëra tjera, përcaktuan që për vend të këtij akti të zgjidhet pikërisht Kaçaniku.
