Ligji për mbrojtjen e të drejtave te mjekeve në debat publik

02.11.2014 16:36

Oda e mjekëve në Maqedoni po bën përgaditjen e propozim ligjit mbi mbrojtjen e të drejtave te mjekeve.........

Ligji permban të drejtat  dhe  obligimet e mjekve ne Maqedoni thekson Xhabir Bajrami nga Oda e mjekve, i cili paralajmëron se së shpejti ky propozimligj do të jetë në debat publik.

“Javet e fundit do ti perfundojm si draft- verzion kete ligj, dhe do ta shpallim debat publik dhe do te jemi edhe ne si mjek te mbrojtur me ligj. Dmth siq jan te sanksionume me ligj  te drejtat e pacienteve me ligj, njekohesisht se shpejti do te kemi edhe ligjin ton, Ligjin mbi brojtje dhe obligimet detyrat e mjekve ne RM” – tha Xhabir Bajrami nga Oda e mjekëve ne RM.

Bajrami poashtu bën të ditur se eshte krijuar edhe nje komision per ndryshimin e statutit të odes së mjekëve, ku pretendohet që roli i mjekëve shqiptarë të jetë sa më i madh. Sipas tij veprimtaria e Odës se mjekeve realizohet në partneritet edhe me fondin e shendetesi dhe ministerin dhe shoqatën e mjekëve shqiptarë. (Gyltene Sinani, TVM2)