VMRO-DPMNE: Komisionet kuvendore të formohen sa më parë
VMRO-DPMNE-ja kërkon që sa më parë të formohen komisionet kuvendore, që kuvendi tē mund të nis me punë....

VMRO poashti kërkon të gjitha komisionet që ka pasur në përbërjen e kaluar, përveç atij për zgjedhje dhe emërime. Deputeti i VMRO-së Nikolla Micevski, deklaroi se pret që t’i mbajmë të gjitha komisionet që i kishim në mandatin e kaluar përjashtim Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime i cili sipas numrit të deputetëve nga zgjedhjet e 15 korrikut i takon partisë fituese dhe tashmë e udhëheq LSDM-ja.
Nga 21 komisionet parlamentare 8 komisione do t’i ketë LSDM-ja, po aq edhe VMRO-DPMNE. Me tre komisione do të udhëheq BDI dhe me dy komisione koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Partitë shqiptare në Kuvend do të udhëheqin 6 komisione, apo 30 për qind të trupave punues, pasi një komision do ta udhëheqë Lëvizja Besa, që është pjesë e kualicionit me LSDM-në.
