Stresi nëse anashkalohet, shkaktar i sëmundjeve

02.11.2014 16:39

Stresi nuk është sëmundje por eshte shkaktar I sëmundjeve.....

Në qoftë se nuk menaxhohet, stresi është një nga problemet kyce në përditshmërine tone,  dhe nuk ka njeri deri me tani  që i ka shpëtuar stresit. Kështu vlerëson Ruki Konda njohëse e mirë e kësaj dukurie e cila  gjithnjë e më shumë është prezentë në organizmin e njeriut dhe sidomos kur i njejti anashkalohet.

“Faktorë të ndryshëm janë jashtëzakonisht shumë që e shkaktojnë stresin qoftë në afat shkurt,qoftë në afat të gjatë.Mund të themi në formë të shkurtër ti ngelesh në trafikë me elementarja dhe pëson stress pork jo kalon dhe kthehesh përsëri në gjëndjen e mëparshme osë në afat të gjatë që gjërat përsëriten ,kalojnë bëhen  për trajtim mjekësor kalojnë në depression në ankth” – tha  Kryetarja e shoqatës shqiptaro-kanadeze në Toronto, Ruki Konda.

Stresi është një gjendje e caktuar një përgjigje fizike, emocionale ndaj faktorëve të ndryshëm.

“Simptomet janë subjektive i di vetëm personi psh në qoftë se unë kam një  dhimbje edi unë kjo është subjective ndërsa shenja kur unë kam tension të lartë kur kam shenja të tjera,humbet ekuilibri mungesë kontrolli të gjitha këto janë shenja që tregojnë se je e stresuar” – tha Kryetarja e shoqatës shqiptaro-kanadeze në Toronto, Ruki Konda.

Menaxhimi më i mirë i mundshëm i stresit sugjeron Konda është konsultimi nëpër institucionet përkatëse. Ndekja e ligjeratave, metodat relaksuese, ushtrimet me joga, leximi i ndoje libri, ndërrimi i ambientit   madje edhe shetitja në natyrë  janë vetëm disa nga mënyrat të cilat ndihmojnë në tejkalimin e stresit thotë Konda. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)