Botë

U sulmua nga peshkaqeni, burri humb jetën

08.09.2020 12:43

Një peshkaqen i ka marrë jetën një burri në brezin turistik të qytetit të Gold Coast të Australisë...

Sipas burimeve zyrtare burri është sjellë në breg me dëmtime kritike.
 
Ky sulm është sulmi i dytë fatal  i peshkaqenit  në Gold Coast.
 
Në 1962 në këtë zonë 85 plazhe të qytetit janë mbrojtur duke venosur rrjetat e peshkaqenëve dhe linjat e daulles.
 
Mirëpo, peshkaqenët mund të notojnë nën rrjeta dhe rreth skajeve të rrjetave.
 
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur asnjë detaj në lidhje me peshkaqenin.