Maqedoni

VMRO-DPMNE: Zaev mundëson pastrimin e kapitalit të errët rus

08.09.2020 14:48

Afera “Daka”, në të cilën qeveria Zaev i siguroi biznesmenit të diskutueshëm me lidhje ruse...

Afera “Daka”, në të cilën qeveria Zaev i siguroi biznesmenit të diskutueshëm me lidhje ruse një biznes me vlerë 200 milion euro,  tregon se vendi drejtohet nga mafia, akuzon VMRO-DPMNE.  Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Naum Stoilkovski, akuzoi madje se Zaev po e vë shtetin në dispozicion të pastrimit të kapitalit të errët rus. Opozita kërkon  që prokuroria të veprojë.
 
"Qeveria LSDM –BDI përfitoi nga boshllëqet në ligj, për t’i mundësuar biznesmenit të blinte një kompani në falimentim me një çmim të papërfillshëm dhe pastaj Qeveria dhe komuna e Tetovës votuan për ndryshimin e planit detal urbanistik me të cilin ata mundësuan parcela e reja për ndërtimin e 2 mijë apartamenteve. Linja e shpejtë për marrjen e  dokumenteve tregon se marrëveshja për të marrë pronën, ishte bërë. Nëse gjithçka ishte e qartë në këtë rast, atëherë pse Zoran Zaev nuk u paraqit në një konferencë shtypi për të njoftuar se një investim i ri prej 2,000 apartamentesh po fillonte në Tetovë. Përgjigja është sepse ata po kryejnë një krim me të cilin Zaev, ndër të tjera, hap derën për ndikimin lindor në vend dhe nxehjen e politikave anti-NATO. Prokuroria duhet të reagojë. Këtu kemi një skandal të madh, i cili është interesi financiar personal i Zoran Zaev në planin që do ta kthejë Tetovën në një xhungël urbane. A po e vë ai shtetin në dispozicion për pastrimin e kapitalit të errët rus?”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.