Grubi: Barazia, themel për të ardhmen evropiane

08.09.2020 15:23

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi...

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ka përcjellë urime me rastin e 29 vjetorit të pavarësisë së vendit.

Me këtë rast, Grubi ka theksuar se barabarësia e plotë mes komuniteteve në të drejta, mundësi, përgjegjësi dhe detyrime është themeli mbi të cilën kjo qeveri synon të ndërtojë të ardhmen evropiane të vendit, pasi që barabarësia e plotë është shpirti i lirisë dhe pavarësisë.