Pendarovski: Duhet t’i mbrojmë vlerat tona demokratike

08.09.2020 15:57

Presidenti, Stevo Pendarovski, në urimin e tij për ditën e pavarësisë.....

Presidenti, Stevo Pendarovski, në urimin e tij për ditën e pavarësisë, kërkoi dialog mes pushtetit dhe opozitës, mbrojtje të vlerave demokratike e lirisë së mediave. Kreu i shtetit u kërkoi politikanëve të marrin vendime në interes të qytetarëve.

“Para pothuajse tre dekadave, në vitin 1991, në referendum, bindshëm shumica e qytetarëve tanë votuan të jetojnë në një republikë të pavarur, të lirë dhe demokratike të Maqedonisë. Prej atëherë kemi pasur ngritje dhe ulje në luftën për vlera demokratike. Rrugën nëpër të cilën atëherë u nisëm nuk është e lehtë, ajo kërkon politikanë të cilët të marrin vendime në interes të qytetarëve, institucione transparente, dialog të vazhdueshëm midis pushtetit dhe opozitës, sektor civil i cili e rishikon punën e secilit pushtet dhe mediave të lira të cilat punojnë për interesin publik, e jo nën diktat të politikës apo biznesit. Gjithashtu, demokracia nuk njeh diskriminim mbi bazë të përkatësisë kombëtare apo etnike, ngjyrës së lëkurës, gjinisë, orientimit seksual, origjinës sociale, fetare apo bindjes politike, aftësive të kufizuara apo në çfarëdo baze tjetër.”,- deklaroi presidenti, Stevo Pendarovski.