Maqedoni

Pompeo: Arritjet tuaja ndihmojnë tërë rajonin

08.09.2020 16:19

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Majk Pompeo, ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë....

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Majk Pompeo, ka uruar të gjithë qytetarët për ditën e pavarësisë. Pompeo theksoi se SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut.
 
“Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën në RMV ishin të qeta dhe të suksesshme në rrethana të jashtëzakonshme dhe ne i lëvdojmë përpjekjet tuaja për idealet demokratike, transparencën dhe sundimin e përforcuar të së drejtës. Arritjet tuaja do të ndihmojnë në formimin e drejtimit të ardhshëm në rajonin e Ballkanit perëndimor. Derisa festoni, të gjithë njerëzve në Maqedoninë e Veriut u uroj siguri dhe shëndet, së bashku t’i tejkalojmë sfidat e pandemisë me Covid-19. SHBA-të janë aleat i fortë i Maqedonisë së Veriut.”,- tha Majk Pompeo - sekretar shtetëror i SHBA-ve.