Ndarja e çmimeve "8 shtatori", Lulzim Vranezi - fitues i çmimit të madh
Me rastin e ditës së pavarësisë, në Kuvendin republikan u shpërndanë çmimet tradicionale "8 shtatori"....

Me rastin e ditës së pavarësisë, në Kuvendin republikan u shpërndanë çmimet tradicionale "8 shtatori", me të cilat iu dhanë mirënjohje sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve në fushën e sportit.
Çmimi për vepër jetësore dhe kontribut të jashtëzakonshëm në afirmimin e sportit iu nda Lulzim Vranezit, mundës prej shumë vitesh, tani trajner. Vranezi për kohë të shkurtër ka fituar medalje në nivel evropian dhe botëror.
“Ky është shpërblim më i madh në jetën time. Desha t’u uroj festën e 8 shtatorit me dëshirë që vitin tjetër të kemi një medalje nga lojërat olimpike në Tokio.”,- tha sportisti, Lulzim Vranezi.

Përveç çmimit për vepër jetësore, u ndanë edhe katër çmime të tjera për arritje në fushën e sportit.
“Është nderë dhe këtë çmim dua ta ndaj me të gjithë ju, posaçërisht me nxënësit e mi dhe lojtarët e mi të cilët kanë rezultatet më të mira në vend për këto 12 vite.”,- u shpreh sportisti, Besnik Murati.
“I madh është nderi të marrësh një çmim të tillë, i cila jepet për rezultate të larta në fushën e sportit. Ne do të kthehemi nga lojërat olimpike me medalje të re.”,- theksoi sportisti, Sokrat Eftimov.
“Falënderoj për këtë çmim në fushën e sportit të RMV-së. Falënderoj Këshillit për ndarjen e ¬çmimit dhe Federatën e atletit që më propozoi për këtë çmim superior.”,- tha sportisti, Gjorgji Vuçkov.
“Është nderë të marr këtë çmim, shihet se shteti mendon për sportistët që e prezantojnë sportin për Maqedoninë në Evropë dhe botë.”,- theksoi sportisti, Vanço Jovanovski.
Nga Agjencia për të Rinj dhe Sport paralajmëruan se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të japin përkrahje të gjithë sportistëve punëtorë në vend, të cilët me sukseset e tyre e promovojnë vendin në suaza ndërkombëtare. (Florije Beluli Kamberi, TVM2)
