Maqedoni
Covid-19, 8 viktima, 99 raste të reja e 214 të shëruar
08.09.2020 17:14
Tetë persona kanë humbur jetën, përderisa 99 raste janë regjistruar me Kovid-19...

Tetë persona kanë humbur jetën, përderisa 99 raste janë regjistruar me Kovid-19 prej 1.384 testimeve të bëra në 24 orët e fundit në vendin tonë.
Rastet të cilat nuk shpëtuan dot nga virusi Covid-19 janë: dy pacientë nga Tetova, një 60 dhe 71 vjeç, nga Delçeva një 79 vjeçar, një 63 vjeçar nga Struga, nga Shkupi një 59 vjeçar, nga Dibra një pacient 52 vjeçar si dhe dy pacientë nga Ohri 70 dhe 94 vjeç.
Si rëndom, numri më i madh i rasteve të infektimit është regjistruar në Shkup me 33 raste, në Ohër janë regjistruar 14 raste, 7 në Kumanovë, në Manastir, Koçan, Prilep dhe Dellçevë janë regjistruar nga 6 raste, Shtip 5 raste, Tetovë 4 raste, 3 raste në Makedonski Brod, nga dy raste në Strugë dhe Veles si dhe një rast është regjistruar në Gostivar, Gjevgjeli, Strumicë, Kriva Pallankë dhe Vinicë.
Ndërkohë është shënuar numër treshifror të rasteve të shërimit. 214 persona kanë fituar betejën me Sars Cov2, shumica nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Gostivari.
Komisionit për Sëmundje Ngjitëse ka propozuar që të sëmurët kronikë të kthehen në punë.
Vendimi nuk do të vlejë për personat të cilët kanë raport nga specialisti për përkeqësim të sëmundjes. Për punëtoret të cilat janë me leje të zgjatur të lehonisë, leja do të zgjasë deri më 31 dhjetor.
Gjithashtu, vazhdon lirimi i grave shtatzëna nga puna. Për prindërit me fëmijë deri në 10 vjet, do të merret vendim në takimin e ardhshëm të Komisionit.
Që nga fillimi i pandemisë, deri tani janë infektuar gjithsej 15226 persona. Prej tyre janë shëruar 12700, ndërsa kanë vdekur 631. Numri aktiv për momentin është 1895.
BELINDA KOKA ADEMI
