Maqedoni

Mickoski: 29 vjet ngritje dhe ulje, mafia qeveris vendin

08.09.2020 18:00

Në përvjetorin e pavarësisë, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka deklaruar se vendi nuk i ka justifikuar...

Në përvjetorin e pavarësisë, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickovski, ka deklaruar se vendi nuk i ka justifikuar përpjekjet e brezave që  kanë luftuar për shtet të pavarur dhe jetë më të mirë.
 
Sipas tij, fillimet e pavarësisë janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me VMRO-DPMNE-në dhe rolin aktiv të cilin e ka pasur partia në ndërtimin e shtetit. 
 
“Nuk i kemi përmbushur qëllimet për të cilat ata kanë luftuar, pasi që kemi shtet me institucione të dobëta, vend të fundosur në krim dhe korrupsion, popull të lodhur dhe varfër, mafia e cila udhëheq me shtetin dhe do që të drejtojë jetët e njerëzve. Maqedonia nuk shënon sukses sepse popullit i nevojitet kthesë e cila do ta bëjë jetën e përbashkët më të mirë.”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
 
Mickovski shtoi se edhe pas 29 vjetësh flitet  për qëllimet e njëjta si në kohën kur u krijua shteti - BE, ekonomi të fortë, siguri etj. Kjo tregon se këto janë vlerat e vërteta të cilat i synojmë, por fakti që nuk i kemi përmbushur deri më tani dëshmon se qeveritë nuk kanë pasur sukses në misionin e tyre, ka deklaruar Mickovski.
 
NAIM RAMADANI