Vdekja e manifestuesit Remi Fraisse

02.11.2014 16:48

Në Nantes dhe Tuluzë, me qindra persona kanë zbritur në rrugë për të kujtuar Remi Fraiz, ekologjistin e ri që gjeti vdekjen gjatë përplasjeve me policinë në manifestimet e 26 tetorit........

Manifestimet dhe kësaj here kanë degjeneruar në incidente të dhunshme. Në Nantes policia ka reaguar me gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër goditjeve me gurë, shishe dhe objekte nga ana e protestuesve. Në të dyja qytetet janë regjistruar dhjetëra të plagosur dhe rreth 30 të arrestuar.

Një dhunë që është dënuar dhe nga Kyeministri francez Manuel Vals i cili u shpreh se ky është një ofendim për kujtimin e Remi Fraiz.

21 vjecari ndërroi jetë në Sivens, në juglindje të Francës, gjatë përplasjeve të dhunshme mes policisë dhe manifestuesve që protestonin kundër ndërtimit të një dige.

Sipas autopsisë i riu ka mbetur i vrarë si pasojë e shpërthimit të një granate. Ndërkohë që hetimet për shkaqet e vdekjes së tij vazhdojnë. Qetësia duket se është rikthyer në sheshet e protestës por aktivistët kanë paralajmëruar manifestime të reja.