Maqedoni
Humbi jetën nga Covid-19, varroset në fshatin e lindjes ish kreu i Qendër Zhupës, Mazllum Hasan
08.09.2020 18:42
Është varrosur sot në varrezat e fshatit të lindjes, në Koxhaxhik, Mazllum Hasani - ish kryetari i komunës Qendër Zhupë...

Është varrosur sot në varrezat e fshatit të lindjes, në Koxhaxhik, Mazllum Hasani - ish kryetari i komunës Qendër Zhupë, që humbi jetën një ditë më parë në moshën 52 vjeçare nga Covid-19.
Pas konstatimit me virus pozitiv të Covid-19, Hasan për dy javë ishte i hospitalizuar në spital në Shkup. Ai ishte baba i tre fëmijëve.
Mazllum Hasan ka ndërtuar dy objekte relevante, shtëpinë muze të reformatorit të Turqisë, Qemal Ataturkut, dhe godinën e Gjimnazit të Dibrës.
Keqardhje për vdekjen e Mazllum Hasan në faqet e tyre zyrtare kanë shprehur kryetari i komunës së Dibrës dhe ai i Qendrës Zhupë, Hekuran Duka dhe Arjan Ibraim.
Në Dibër dhe Qendër Zhupë prej 261 personave të prekur me virusin, Hasan është personi i 14 që ka humbur betejën nga Covid-19.
