Covid-19, asnjë viktimë, 97 raste të reja në Kosovë

08.09.2020 19:13

Pas një kohe të gjatë Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë rast të vdekjes....

Pas një kohe të gjatë Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë rast të vdekjes nga virusi Korona.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 481 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 97 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 14.301 raste nga 54.924 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 568 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 139 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 10.782 raste. Numri i rasteve aktive është 2.951.