Maqedoni
Çerdhet nisën punën, prindërit: Ka protokolle mbrojtëse, jemi të sigurt
09.09.2020 11:02
Çerdhet u hapën, prindërit dorëzuan pas 7 muajsh fëmijët e tyre në duart e edukatorëve me shpresë se ata do të jenë të sigurt...

Çerdhet u hapën, prindërit dorëzuan pas 7 muajsh fëmijët e tyre në duart e edukatorëve me shpresë se ata do të jenë të sigurt. Prindërit e anketuar nga TVM2 mirëpritën hapjen e çerdheve me kaq shumë protokolle mbrojtëse, sepse kjo i bën më të qetë t’i lënë fëmijët gjatë kohës që janë në punë. Edhe fëmijëve u duhet socializim, thonë ata.
“Ne kemi parë edhe në mediume ku u informuan se çerdhet i plotësojnë kushtet dhe janë të gatshme t’i pranojnë fëmijët. Shpresoj se nuk do të kemi ndonjë problem. Unë jam administratore në arkivin shtetëror. Unë jam kujdesur për fëmijët.”,- deklaroi një qytetar.
“Fëmijët do të jenë të sigurt përderisa çerdhet janë të pastra. E kam edhe një fëmijë më të vogël dhe për atë do të kujdeset nëna ime, ndërsa kjo është më e madhe dhe ka nevojë për adaptim dhe të shoqërohet me fëmijë tjerë.”,- theksoi një qytetar.
“Mendoj që janë të sigurt për atë i kemi sjellë, mendojmë që siguria është në nivel. Procedura ishte matjen e temperaturës, larja e duarve etj. Kemi edhe dy fëmijët tjerë të moshës 8 dhe 10 vjeçar.”,- u shpreh një qytetar.
Shahpanska: Në çdo moment me fëmijët, t’i mbrojmë
Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska, sqaroi se protokolli i miratuar nga Komisioni për Sëmundjet Infektive përcakton shumë qartë detyrimet e të gjithëve dhe u apelon të lajmërojnë për çdo shenjë të dyshimtë. Ajo u bëri thirrje edukatoreve të mos grupohen për të pirë kafe, por të rrinë gjithë ditën në grupin e tyre, për të mbrojtur të gjithë nga përhapja e sëmundjes.
“U bëj thirrje të gjithëve që janë të përfshirë në kujdesin e fëmijëve parashkollorë, që të alarmohen që në dyshimin më të vogël për Covid-19 tek fëmijët. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar protokolle të veçanta, sipas të cilave trajtohen fëmijët e dyshuar për Covid-19.”,- deklaroi ministrja e punës dhe politikës sociale, Jagoda Shahpaska.
Sipas protokollit, grupet që kanë fëmijë nga 2-6 vjeç do të ketë më së shumti 15 fëmijë, kurse ata me fëmijë deri në 2 vjeç të ketë më së shumti 6 fëmijë. Brenda në kopsht, fëmijët e grupeve të ndryshme nuk do të kenë kontakte me njëri-tjetrin, nuk do të mund të luajnë me lodra që nuk lahen dhe të punësuarit detyrimisht duhet të mbajnë maska.
REJHANE BUSHI METAJ
