Botë

Covid-19, ndalen provat e vaksinës së Oksfordit

09.09.2020 11:58

Provat përfundimtare të vaksinës së Covid-19 të realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca...

Provat përfundimtare të vaksinës së Covid-19 të realizuar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca, janë ndalur për një moment. Kjo pauzë vjen pasi njëri nga pjesëmarrësit u sëmur, thuhet në mediat e huaja.

AstraZeneca e përshkroi këtë ndalesë si një pauzë rutinë në rastin kur kemi të bëjmë me sëmundje të pashpjegueshme, si rasti i Covid-19. Rezultati i provave të vaksinave po shikohet nga afër në të gjithë botën. Vaksina e universitetit të Oksfordit shikohet si një pretendente e fortë në mesin e dhjetëra të tjera që po zhvillohen njëkohësisht. Shpresat kanë qenë të mëdha se vaksina mund të jetë nga të parat që do të dalë në treg, pas testimit të suksesshëm të fazës së parë dhe të dytë. Kalimi i vaksinës në fazën e tretë të testimit në javët e fundit ka përfshirë rreth 30 mijë pjesëmarrës në SHBA, në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut. Provat e fazës së tretë në vaksina shpesh përfshijnë mijëra pjesëmarrës dhe mund të zgjasin disa vjet.