Maqedoni

Zjarr në zyrat e IMJ-së, dyshohet për defekt në rrjetin e vjetër elektrik

09.09.2020 13:07

Të paktën gjashtë zyra të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor janë djegur si pasojë e zjarrit...

Të paktën gjashtë zyra të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor janë djegur si pasojë e zjarrit të shkaktuar mëngjesin e sotëm, në objektin ku ndodhet edhe Sekretariati për Çështje Evropiane. Fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk kishte të lënduar. Brigada Zjarrfikëse ka intervenuar me kohë me 24 zjarrfikës dhe 9 automjete zjarrfikëse Njëra nga arsyet që ka shkaktuar zjarrin mund të jetë instalimi i vjetër elektrik. 
 
“Bëhet fjalë për intervenim të komplikuar, pasi që zjarri është në Inspektoratin e Mjedisit Jetësor. Bëhet fjalë për hapësira të ish Bankës Komerciale, të rindërtuara me gips-kartonë dhe dyer të qelqit. Për momentin brenda nuk punon asnjë hidrant, asnjë rrjet i hidrantit. Kjo na ka paraqitur problem, për shkak se nuk kemi mundur ta lokalizojmë zjarrin nga ana e brendshme, ishte e patjetërsueshme të thyejmë dritaret që të hyjmë.”,- deklaroi komandanti i Brigadës Zjarrfikëse, Vlladimir Simonovski.
 
Zjarri shpërtheu në orën 06:50, ndërkaq është lokalizuar në orën 08:50. 
 
ERSAN PAJAZITI