Maqedoni

Kryetari i PDSH-së realizoi takim me Ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

09.09.2020 14:06

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi...

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, sot në selinë e partisë priti në takim Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka. 
 
Në takim është biseduar për situatën politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimet Europiane.
 
Ambasadori Reka, theksoi rëndësinë e integrimit të vendit dhe rajonit në Bashkimin Europian. Kryetari i PDSH-së pasi falënderoi ambasadorin, theksoi se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë me procesin e reformave sistemore drejt integrimit në Bashkimin Europian.
 
Thaçi nga ana e tij, konstatoi se Shqipëria, si anëtare e NATO-s, ka një rol shumë të rëndësishëm dhe është faktor determinues jo vetëm për ardhmërinë e Shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe për mbarë rajonin.
 
Bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët, thuhet në njoftimin e PDSH-së.