Botë
Marrëveshje mes 3 partive, Mali i Zi nuk do tërhiqet nga njohja e Kosovës
09.09.2020 14:48
Qeveria e re e Malit të Zi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për ndryshimin e flamurit shtetëror...

Qeveria e re e Malit të Zi nuk do të ndërmarrë asnjë veprim për ndryshimin e flamurit shtetëror, stemës dhe të himnit dhe gjithashtu nuk do të ndërmarrë kurrfarë veprimesh për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Bartësit e tri listave të cilat fituan në zgjedhjet e fundit në Mal të Zi – Liderët e koalicionit “Për të ardhmen e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë”, dhe “E bardha mbi të zezën”, Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq nënshkruan marrëveshjen e re. Sipas saj, qeveria e re demokratike e Malit të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të marra nga shteti, do të forcojë dhe çojë përpara bashkëpunimin me NATO-n si dhe me shpejtësi, në tërësi dhe me përkushtim do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim me të drejta të plota të Malit të Zi në BE.
Do t’i depolitizojë plotësisht institucionet kyçe qeveritare, me qëllim të luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nuk do të hakmerret mbi baza politike apo çfarëdo baze tjetër. Do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim të integrimit sa më të shpejtë të Malit të Zi në BE. Do t’iu mundësojë partive të pakicave pjesëmarrjen në qeveri, pavarësisht se a kanë apo jo status parlamentar.

