Grubi takoi ambasadoren suedeze Bengtsson
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik....

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot në kabinetin e tij takoi Ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Kristin Forsgren Bengtsson.
Ambasadorja Bengtsson tha se Mbretëria e Suedisë do të vazhdojë të thellohjë përkrahjen që i jep RMV-së dhe do të vazhdojë të mbetet një kontribuuese e fuqishme e kohezionit në vend dhe përkrahëse në rrugën drejt integrimit evropian.
Grubi është shprehur se do të angazhohet me të gjitha kapacitetet me qëllim mirëmbajtjen e kohezionit në qeverisje dhe në shoqëri.
Bashkë me ekipin e tij do të bëjë të pamundurën që në Republikën e Maqedonisë së Veriut institucionet të kryejnë punën e tyre pa ndërhyrje nga politika dhe me këtë rast ligji të mbisundojë në mënyrën më demokratike të mundshme, të intensifikohet lufta kundër korrupsionit, duke mos harruar dhe zhvillimin ekonomik.
Sundimi i ligjit dhe drejtësia joselektive janë parakusht për kredibilitet të institucioneve dhe zhvillim ekonomik, ka deklaruar Grubi.
Bengtsson dhe si temë diskutimi kishin dhe problematikat me të cilat përballet rajoni.
