Maqedoni
Kthimi në punë i të sëmurëve kronikë, shoqatat e pacientëve: Jo të gjithë janë në rrezik
09.09.2020 15:37
Shoqatat e pacientëve, ndërkohë, u mblodhën online e më pas dorëzuan kërkesat....

Shoqatat e pacientëve u mblodhën online e më pas dorëzuan kërkesat e tyre deri te Ministria e Shëndetësisë - Komisioni për Sëmundje Infektive. Ata kërkojnë që për "rastet më pak të rrezikshme të pacientëve me sëmundje kronike, të vendoset individualisht. Vërtetimin sipas sëmundjes, shërimit, vendit të punës në të cilin gjendet pacienti, ta japë specialisti”,- thuhet në kërkesën e Shoqatave “Borka”, “Jetë me sfida”, Shoqatës për Ndihmë dhe Mbështetje të Personave me Sklerozë Multiplekse, për Leukemi Kronike, Lidhja e Shoqatave të Diabetikëve të Maqedonisë, “Nefron”, Qendra “Hepar”, “Peperutka” dhe Aleanca e Organizatave të Pacientëve – AOP.
