Maqedoni
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet 70 vjeçari, transportonte 21 emigrantë
09.09.2020 15:48
Policia ka arrestuar mbrëmë një 70 vjeçar me inicialet D. J. nga Shtipi....

Policia ka arrestuar mbrëmë një 70 vjeçar me inicialet D. J. nga Shtipi, i cili drejtonte një makinë me 21 migrantë ilegalë. Vetura “Reno” me targa të Shtipit, u pikas një orë pas mesnate në fshatin Matejç të Kumanovës.
Policia tentoi ta ndalë makinën, por shoferi nuk u bind dhe u drejtua për nga fshati Hotël. Tentimi për t’u larguar nuk funksionoi dhe makina u kap pas një ndjekjeje të shkurtër në rrugën 11 tetori në Kumanovë. Brenda saj u gjetën 21 migrantë nga Siria, Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi, 10 ishin persona të mitur. D. J. është arrestuar dhe ndaj tij do të ngritët procedurë adekuate. Migrantët janë dërguar në Qendrën transitore në Tabanoc.
