Maqedoni

Covid-19, 3 viktima, 72 raste të reja e 54 të shëruar

09.09.2020 15:58

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, një paciente nga Strumica...

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, një paciente nga Strumica e moshës 44 vjeçe, një pacient nga Gostivari 58 vjeçar dhe një 70 vjeçar nga Ohri. 
 
Ndërkohë nga 793 testet e kryera, pozitiv kanë rezultuar 72 persona dhe atë në Shkup-24, Strugë-9, Kumanovë-6, Dibër dhe Gostivar nga 4, Gjevgjeli, Shtip, Delçevë dhe Koçan nga-3, Tetovë-2, dhe Prilep, Veles, Ohër, Kavadar, Kriva Pallankë, Radovish, Probishtip, Berovë, Valandovë, Vinicë dhe Shën Nikollë ka vetëm nga një të infektuar. Instituti i Shëndetit Publikë ka regjistruat edhe 54 persona të shëruar.
 
GAZMEND KURTISHI