Maqedoni

Protestat e VMRO-DPMNE-së, Spasovski: Nëse prishet rendi, do të ndërhyjmë

09.09.2020 16:14

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se askush nuk konteston të drejtën për të protestuar...

Ministri i brendshëm, Oliver Spasovski, thotë se askush nuk konteston të drejtën për të protestuar. MPB është e gatshme të ndërhyjë nëse prishet rendi e qetësia. 
 
“Fillimisht, çdokush në shtet ka të drejtën për protestë. Për këtë as unë as MPB nuk ka asnjë dilemë. Jemi të gatshëm që t’i përgjigjemi çdo sfide në ruajtjen e paqes dhe rendit publik në shtet dhe funksionimin e shtetit dhe nëse merren aktivitete që prishin qetësinë dhe rendin publik do të merren masa për sanksionimin e personave të tillë. Policia do të veprojë sipas vlerësimeve që bën për pjesëmarrjen dhe shkallën e sigurisë.”,- deklaroi ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.