Maqedoni
Kërçovë, kopshti i fëmijëve hapi dyert për më të vegjlit
09.09.2020 16:53
Pas ndërprerjes 7-mujore, kopshti i fëmijëve në Kërçovë sot e filloi procesin edukativo-arsimor..
Pas ndërprerjes 7-mujore, kopshti i fëmijëve në Kërçovë sot e filloi procesin edukativo-arsimor duke i respektuar të gjitha masat e rekomanduara të institucioneve përkatëse.
Duke i respektuar të gjitha protokollet e institucioneve përkatëse, në shërbim të fëmijëve janë ofruar të gjitha kapacitetet e komunës, tha kreu i Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili fëmijëve dhe prindërve të tyre u dëshiroi një fillim të mbarë e të suksesshëm.
Ndërkaq, drejtori i kopshtit, Sadik Ahmeti, e falënderoi kryetarin Dehari për krijimin e kushteve të favorshme në hapësirat e kopshtit të fëmijëve, i cili për shkak të situatës me pandeminë globale sivjet e fillon punën me kapacitet të përgjysmuar.
Në procesin parashkollor në Kërçovë janë përfshirë të gjitha kategoritë e fëmijëve, por prioritet u është dhënë fëmijëve me dy dhe me një prindër të punësuar.
SHABAN DALIPI
