Ali Ahmeti takoi ambasadorin e Kosovës Gjergj Dedaj
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti...

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në selinë e partisë në Tetovë takoi ambasadorin e Republikës së Kosovës Gjergj Dedaj.
Ahmeti njoftoi ambasadorin Dedaj me situatën aktuale në vend si dhe shqyrtuan ngjarjet e rëndësishme që prekin të dyja vendet.
Ata diskutuan edhe për rrjedhën e bisedimeve për formimin e shumicës parlamentare dhe me këtë dhe të Qeverisë së re. Ahmeti tha se në këtë garniturë qeveritare, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë faktorizuar akoma më shumë.
Ahmeti e përgëzoi z. Dedaj për marrëveshjen e arritur në Uashington mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ahmeti këtë marrëveshje e cilësoi si të mirë dhe në dobi të shqiptarëve të Kosovës pasi që ajo është dhe një hap para drejt marrëveshjes finale, njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve.
Ahmeti gjithashtu njoftoi ambasadorin Dedaj, se shumë shpejtë do të tejkalohet problemi me qytetarët e Kosovës të cilët kalojnë tranzit nëpër Maqedoni të Veriut apo shfrytëzojnë aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit për t’u kthyer në vendlindje, thuhet në kumtesën e BDI-së.
