Befason Turnova, fiton një pikë kundër Vardarit
Janë zhvilluar sot edhe tre ndeshjet tjera të xhiros së 14-të në kuadër të ligës së parë futbollistike.......

Pas befasisë që e përgatiti dje Renova, duke mposhtur Shkëndinë, ka gabuar sot edhe lideri Vardari, duke humbur dy pikë në terenin mysafir kundër Turnovës, pasi luajti pa gola.
Metalurgu, në një ndeshje të ashpër, me 3:0 deklasoi Bregallnicën, deri sa humbje të re regjistroi edhe Teteksi, ekip që në teren nikoqir u mund me 3-1 nga Sileksi.
Tani, pas ndeshjeve të xhiros së 14-të, Vardari mbetet në pozitën e parë, në kuotën e 34 pikëve, gjashtë më shumë se Rabotniçki I dytë. Shkëndija mbetet e treta me 24 pikë, ndërsa Renova tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 19 pikë të tubuara. (Mustafa Ademi, TVM2)
|
KAMPIONATI FUTBOLLISTIK |
|
Liga e parë – java e 14-të |
|
Turnova – Vardari 0:0 |
|
Teteksi – Sileksi 1:3 |
|
Metalurgu – Bregallnica 3:0 |
|
Dje: |
|
Renova – Shkëndija 1:0 |
|
Rabotniçki – Pelisteri 1:0 |
|
Renditja: |
|
1.Vardari 34 |
|
2.Rabotniçki 28 |
|
3.Shkëndija 24 |
|
4. Metalurgu 21 |
|
5. Sileksi 21 |
|
6. Renova 19 |
|
7. Pelisteri 17 |
|
8. Turnova 17 |
|
9. Bregallnica 9 |
|
10. Teteksi 2 |
