Maqedoni

Bie në hapësirën e ashensorit, ndërroi jetë 30-vjeçari nga Saraji

09.09.2020 18:29

Punimet e riparimit në një ndërtesë në Rrugën “Pushnikova” në Shkup...

Punimet e riparimit në një ndërtesë në Rrugën “Pushnikova” në Shkup, ishin fatale për një 30 vjeçar nga Saraji.

Rreth orës 9:30 minuta personi me inicialet  M. M. po kryente detyrat e tij, por për shkaqe ende të panjohura, ra në hapësirën boshe të ashensorit dhe humbi jetën.

Ende nuk dihet se përse dera e ashensorit u hap edhe pse kutia metalike e tij nuk ishte në vendin e duhur.

Në vendngjarje menjëherë ka arritur ekipi i Ndihmës së Shpejtë, por për 30 vjeçarin ishte vonë dhe vetëm është konstatuar vdekja.

Ekipet e policisë dhe prokurori publik po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.