Maqedoni

Kopshti i fëmijëve ‘Breshia” në Dibër filloi punën në kushte pandemie

09.09.2020 18:50

Kopshti i fëmijëve “Breshia” në Dibër sot në kushte pandemie filloi punën duke i respektuar të gjitha masat...

Kopshti i fëmijëve “Breshia” në Dibër sot në kushte pandemie filloi punën duke i respektuar të gjitha masat sipas protokollit të parapara nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale si dhe nga Komisioni Shëndetësor. 
 
Janë 248 fëmijë në Dibër të cilëve të dy prindërit u janë në marrëdhënie pune dhe që janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në kopsht. 
 
Drejtuesja e kopshtit thotë se po bëjnë përpjekje që të regjistrojnë sa më shumë fëmijë, por gjithmonë duke respektuar protokollet mbrojtëse.
 
ATLI DEMA