Kosovë, 6 të vdekur e 76 të infektuar. Zemaj: Ka rënie të rasteve, por s’duhet të lirohemi

09.09.2020 19:25

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë....

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë në raportin për 24 orët e fundit sa i përket virusit Korona ka njoftuar për 6 të vdekur, 144 të shëruar dhe 76 të infektuar, nga 589 të testuar.

Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste, ndërsa 574 persona deri tani kanë humbur jetën. Gjithsej janë shëruar 10.926 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.877.

Numri i personave të infektuar ka filluar të ulet dukshëm, thotë ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili megjithatë apelon te qytetarët që të mos ulin kujdesin. 

“Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht se numrin më të lartë të rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor. Por, kjo nuk duhet të na japë komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër… pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe MSH e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve.”,- deklaroi ministri i shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj.