Frika nga Covid-19, PE anulon seancën në Strasburg

09.09.2020 19:40

Seanca e javës së ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg u anulua....

Seanca e javës së ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg u anulua, për shkak të përhapjes së virusit korona në qytetin francez. Seanca tani do të mbahet në kryeqytetin belg, Bruksel.

Parlamenti i BE-së zakonisht mblidhet një herë në muaj në Strasburg, për të votuar legjislacionin dhe për të diskutuar çështje politike.

Seanca e ardhshme, e planifikuar për 14-17 shtator, do të ishte e para në Strasburg që kur janë ndërmarrë masat për kontrollimin e virusit , në muajin mars. Por, eurodeputetët shprehën rezistencë ndaj mbledhjes në qytetin e Strasburgut, i cili tanimë  është shpallur “zonë e kuqe”.

Numri i të infektuarve me korona në Francë ka kaluar 373,000, ndërsa në Belgjikë është mbi 88,000.