"Rrymë e shtrenjtë, popull i varfër", VMRO-DPMNE me tre kërkesa për Qeverinë
Me parullën "Rrymë e shtrenjtë, popull i varfër", qytetarë të shumtë dolën në rrugë....

Me parullën "Rrymë e shtrenjtë, popull i varfër", qytetarë të shumtë dolën në rrugë në marshin e thirrur nga opozitarja VMRO-DPMNE kundër shternjtimit të energjisë elektrike.
Kreu i partisë, Hristijan Micksoki theksoi se se kjo është një seri e protestave që nuk do të ndalen deri në tërheqjen e vendimit nga ana e KRRE-së dhe Qeverisë.
U kërkua rikthimi i çmimit të mëparshëm i energjisë, rrymë gjatë shtatorit pa TVSH si dhe profesionalizëm të Komisionit rregullator për energjetik.
"Rikthim të çmimit të mëparshëm të energjisë përmes zvoglimit të tarfisë së furnizuesit universal, kërkesa JONË e dytë është fundjavë pa TVSH për muajin shtator ashtu siç e premtuat para zgjedhjeve dhe kërkesa e tretë është profesionaliztëm i Komisionit Rregullator Energjetik me kandidat mbipartiak. Kur padrejtësi bëhet ligj në këtë shtet, atëherë protesta është obligimi ynë. Mafia ose Maqedonia- zgjidhja është e qartë, Maqedonia" – tha Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
VMRO u bëri thirrje partive të pakënaqura politike, intelektualëve, shoqatave sindikale, esnafëve dhe individëve se është koha për bashkim dhe tejkalim të dallimeve kundër këtij pushteti, i cili, siç tha, vazhdon të pasurohet në kurriz të popullit. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
