Rasti “Monstra”, dëgjohen dy dëshmitarët e prokurorisë

10.09.2020 10:40

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi....

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e pesëfishtë më 12 prill 2012.

Rasti “Monstra” gjendet në procedurë dëshmie, ndërsa në seancën e sotme duhet të dëgjohen dy persona të propozuar nga prokuroria.

Për rastin në fjalë që ndodhi te Liqeni i Smillkovës akuzohen Halil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykimin për këtë lëndë e zhvillon gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa aktakuzën e përfaqësojnë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.