SHGM dhe SPGPM: Dënojmë sulmin ndaj ekipit të “Al Xhaziras”

10.09.2020 11:15

Gjatë mitingut të mbrëmshëm të opozitës....

Gjatë mitingut të mbrëmshëm të opozitës, është sulmuar gazetarja Milka Smilevska dhe kameramani Jorde Angelloviq nga Al Xhazira që ndiqnin ngjarjen

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë  dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe pononjësve mediatikë dënuan sulmin dhe kërkuan nga MPB që të sanksionojë sulmuesin për të cilin ekziston video publike nga ngjarja. 

“Sipas videove dhe deklaratave të gazetares në lidhje me incidentin, pasi ka pyetur nga cila media është, personi i panjohur kishte kontakte fizike me ta, pas së cilës ai shtyu mikrofonin e gazetares. Gazetarja Smilevska raportoi incidentin në vendngjarje tek një zyrtar të Ministrisë së Punëve të  Brendshme, pas së cilës, personi i panjohur deri më tani është tërhequr anash, ndërsa nga zyrtari është thënë se do të ngrihet akuzë e duhur për kundërvajtje për sulmuesin”, theksojnë nga SHGM dhe SPGPM.

Një trajtim i tillë i gazetarëve në detyrë në terren është i papranueshëm dhe duhet të dënohet ashpër nga MPB sepse, dhuna ndaj gazetarëve nuk lejohet në vendet demokratike.